Wikileaks: Berisha Flirting With Greater Albania?

 

In a cable Wikileaks site that is dated October 15, 2009, U.S. Ambassador to Albania John Widhers expresses concern about statements of Prime Minister Sali Berisha for Greater Albania. Kabllogrami titled: Berisha is flirton Greater Albania? In early August Berisha first test the waters of Kosovo politics when he met with the two leaders Kosovar parties signed a Memorandum of Understanding. Some critics were outraged blamed Berisha was carrying arm in Kosovo politics, left kabllogrami. However, tension became higher when Berisha said in an interview talked about the unification of the Albanian nation, reports "Albanians". Prime advisors told us that Berisha sees himself as a counselor type as a wise man state Albanian politicians in Kosovo and Macedonia, reads the cable. Serbian government immediately responded to the statement, calling it a violation of the sovereignty of Serbia. Former Foreign Minister Basha replied by saying that the comments were not about territorial union between Albania and Kosovo, but joining the EU ideals. But tension was not decreased and the U.S. embassy remained concerned, especially when Fevziu, the embassy calling an analyst close to Berisha, published editorial to Panorama, which is considered to be a daily close to the government. Fevziu wrote that there should be no fear of the union between Kosovo and Albania. Under these conditions, Withers called Berisha in his office saying that his statements complicate U.S. efforts to promote peace and stability in region Ambassador urged Berisha to use his trip to Kosovo to clarify the position of Albania Kosovo's sovereignty, says the cable. And Berisha was brought as a good student. In cable said that he said that his comments were misunderstood, that he had never called for the unification of the two states. One of the best of this misunderstanding was that Ilir Meta had a visit to Serbia, says the cable. (INA)


 Në një kabllogram të faqes Wikileaks që mban datën 15 tetor 2009, ambasadori amerikan në Shqipëri, John Widhers shpreh shqetësim për deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe. Kabllogrami mban titullin: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe? Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan e fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës, nis kabllogrami. Megjithatë tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar, raporton gazeta “Shqiptarja”. Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni, thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri-Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE. Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Fevziu, që ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek Panorama, që cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë. Në këto kushte, Uidhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës, thuhet në kabllogram. Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, se kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve. Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi, thuhet në kabllogram.(INA)



Copyright © Balkan Videos.

Blog Archive

Powered by Blogger.